Gjatë javës së parë të nëntorit, qendra jonë organizoi mbledhjet me prindër duke vlerësuar kështu mbarëvajtjen e procesit mësimor nxënësve tanë gjatë këtyre dy muajve.

Me datë 1 nëntor u mbajt mbledhja e klasave të dhjeta ,duke u udhëhequr nga drejtori Izidor Llukiq dhe nga zëvendës drejtori Tomë Mihaj . Gjatë mbledhjes prindërit u njoftuan me përdorimin e databazës së nxënësve e cila po ndihmon jashtëzakonisht në bashkëpunimin me prindër dhe profesor.

Edhe gjatë mbledhjes së nxënësve të klasave të njëmbëdhjeta dhe dymbëdhjeta gjithashtu u diskutua mbarëvajtja e dy mujorit të parë të këtij viti shkollor.

Ndërkaq me datë 5 nëntor u mbajt mbledhja e parë me prindër të klasave të para, si dhe mbledhja e cikleve të tjera të SHFMU gjatë të cilave udhëheqja filloi nga drejtori Izidor Llukiq si dhe nga përgjegjësi për SHFMU Pavlin Zefi, duke diskutuar kështu për procesin mësimor të fëmijëve, ambientin e ri shkollor si dhe bashkëpunimin e ndërsjellë mes prindërve dhe mësimdhënësve.


Category: Gjimnazi i Përgjithshëm , Lajmet , Liceu Elektroteknik , Shkolla e Mesme e Ulët , Shkolla Fillore

Publikuar më: 06/11/2018