Sot nga ora 10:00 u mbajt takimi i planifikuar me nxënësit e klasës së 10-të të Gjimnazit dhe Liceut Elektroteknik “Don Bosko” – Prishtinë.
Drejtori i Qendrës Don Izidor LLukiq  ju drejtua nxënësve dhe prindërve duke i uruar mirëseardhje dhe në pika të shkurta ju spjegoi sistemin shkollor në “Don Bosko”, gjithashtu Zv. Drejtori Don Tomë Mihaj spjegoi pjesën e disciplinës dhe rregulloren e përgjithshme.
Pas kësaj nxënësit u shpërndanë në klasat përkatëse ku edhe u njoftuan detajisht nga profesorët kujdestarë rreth shkollës, sistemit shkollor dhe disciplinës.


Category: Gjimnazi i Përgjithshëm , Lajmet , Liceu Elektroteknik , Ngjarjet e Rëndësishme , Qendra "Don Bosko" - Prishtinë

Publikuar më: 01/09/2015