Në vazhdën e takimeve  me prindër për periudhën e parë të vitit shkollor 2019-2020, me datë 05/11/2019, ditë e martë, u mbajt takimi me prindërit e e nxënësve të ciklit të ulët të shkollës fillore.

Takimin e hapi drejtori i QSE “Don Bosko”, Don Dominik- Skender Qerimi, që fillimisht uroi mirëseardhje, e pastaj shfrytëzoi rastin për t`i falënderuar prindërit për bashkëpunim dhe gatishmëri.

Gjatë takimit ai bashkëbisedoi me prindërit për disa nga kërkesat dhe ankesat e tyre, e që ishin të larmishme, si: ushqimi dhe kuzhina, transporti, mungesat dhe arsyetimet, bulizmi dhe problemet eventuale dhe fëmijët me kërkesa e nevoja të veçanta.

Pas këtij bashkëbisedimi, ai falënderoi përzemërsisht prindërit për respektimin e rregullores së shkollës dhe përkrahjen e vazhdueshme.

Në këtë takim të pranishëm ishin edhe zëvendësdrejtori për shkollë fillore, Don Pavlin Zefi, dhe mësuesit e ciklit klasor.

Pas takimit me drejtorin, prindërit u shpërndanë në klasat përkatëse, për t`u konsultuar dhe bashkëbiseduar me mësuesit e fëmijëve të tyre, përreth mbarëvajtjes së procesit mësimor për këtë periudhë të vitit shkollor.


Kategoria Lajmet