Më datë 11/11/2019, ditë e hënë, u mbajt takimi me prindërit e nxënësve të klasëve XI dhe XII, të Qendrës Social- Edukative “Don Bosko”, në Prishtinë.

Të pranishëm në takim ishin drejtori i kësaj qendre, sekretaria e SHML-së dhe profesorët- kujdestar.

Takimin, si gjithmonë, e hapi drejtori i QSE “Don Bosko”, don Dominik- Skender Qerimi. Ai fillimisht uroi mirëseardhje për prindërit e pranishëm në takim, falënderoi për pjesëmarrjen dhe shprehu kënaqësinë për bashkëpunim, për të mirën e fëmijëve.

Gjatë takimit drejtori kumtoi disa nga pikat e rregullores, për të cilat u shpreh mjaft i prerë. Pas kësaj, ai tregoi vendimin që është marrë në lidhje me mungesat, vonesat dhe vërejtjet me shkrim. Gjithashtu, ai u kumtoi prindërve se vetëm një ditë është e arsyetueshme gjatë një periudhe, për nxënësit që mungojnë me kërkesën e prindërve. Kjo vlenë për gjimnazin dhe liceun.

Në fund fare, don Dominiku foli edhe për pushimin dimëror.

Pas fjalimit të drejtorit, prindërit u ftuan nëpër klasët përkatëse, ku patën mundësinë për t`u takuar me profesorët- kujdestar të fëmijëve të tyre, për të biseduar mbi mbarëvajtjen e procesit mësimor.


Category: Lajmet

Publikuar më: 12/11/2019