Njoftojmë të gjithë të interesuarit se Qendra “Don Bosko” fillon regjistrimin e grupeve të reja të trajnimeve nga 01.07.2016, të cilat do të fillojne në Shtator 2016. Trajnimet janë të Akredituara nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (Organ publik i pavarur, në pajtim me ligjin për Kualifikime Kombëtare në Kosovë, i cili është themeluar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), dhe vepron në marrëveshje me Zyrën e Kryeministrit dhe ministritë tjera relevante).

Llojet e trajnimeve: -Instalime Elektrike, -Saldim, -Ujësiellës, -Ngrohje Qëndrore, -Asistent Administrate, -IT -etj. Pas perfundimit të trajnimit, të certifikuarit do të jenë të gatshëm për tregun e punës. Të gjithë të interesuarit le të paraqiten në Qendrën “Don Bosko” – Prishtinë. Informacione shtesë mund të merrni edhe në tel. 038 603 169.


Category: Lajmet , Qendra "Don Bosko" - Prishtinë , Trajnimet Profesionale

Publikuar më: 29/06/2016