Në kuadër të aktiviteteve të ndryshme të cilat po zhvillohen në QSE ‘Don Bosko” në Prishtinë, u organizua edhe turniri në Basketboll për meshkuj.

Nën organizimin e Shkollës dhe nën udhëheqjen e profesorëve të edukatës fizike Burbuqe Ahmetaj dhe Labinot Ramadani, gjatë dy javëve që po lëmë pas u zhvillua turniri në Basketboll për meshkuj.

Pjesëmarrëse ishin te gjitha klasat e SHMF të cilat treguan lojë të bukura dhe atraktive.

Mesazhi i turnirit ishte që pavarësisht ngjarjeve që ndodhin në botë, sporti është ai i cili na bashkon.

Sot, u luajt finalja në mes të klasës 12/E dhe 11/A, fitues doli klasa 12/E me rezultat:

Klasa 12/E 16 : 14 Klasa 11/A

Suksese në garat e radhës!


Category: Gjimnazi i Përgjithshëm , Liceu Elektroteknik , Ngjarjet e Rëndësishme

Publikuar më: 10/03/2022