Me rastin e 9 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, QSE “Don Bosko” në Prishtinë uron të gjithë qytetarët e Kosovës dhe mbarë Shqiptarët kudo që ndodhen.

Duke pasur parasysh rrethanat historike dhe sublimimin e gjeneratave të tëra për të arritur deri tek kjo ditë, nga zemra u jemi mirënjohës dhe falënderojmë të gjithë ato djem dhe vajza, që nuk e kursyen jetën deri në flijim, dhe miqtë ndërkombëtar që kontribuan për shtetësinë  e Kosovës dhe vazhdojnë të na mbështesin.

Ajo çfarë na mbetet është të krijojmë breza të rinjsh, të edukuar dhe arsimuar, të cilët do ta ndërtojnë këtë Shtet, për të cilin QSE “Don Bosko” angazhohet vazhdimisht.

Urime Kosovë! Festofsh edhe shumë përvjetorë të tjerë!

 

Me respekt
Drejtori i QSE “Don Bosko”
Don Izidor Lukic


Category: Lajmet , Ngjarjet e Rëndësishme , Qendra "Don Bosko" - Prishtinë

Publikuar më: 16/02/2017