Sot nxënësit e klasës së VII të shkollës tonë, bënë një vizitë në qytetin antik Ulpianës. Nxënësit tanë u mirëpritën nga arkeologu Milot Berisha i cili ju bëri një prezantim për qytetin antik të Ulpianës. Nxënësit e shkollës sonë patën mundësi të shohin për së afërmi një pjesë të qytetit të vjetër 2000 vjeçar, muret dhe rrethojat e qytetit si dhe mësuan më shumë për themelimin e këtij qyteti, perandorët e këtij qyteti, ndërtimet e këtij qyteti të lashtë, rindërtimet qe ishin bërë pas tërmetit që kishte ndodhur në vitin 518 pas Krishtit. Nxënësit përmes arkeologut të njohur Milot Berisha mësuan gjithashtu për jetesën e njerëzve në këtë qytet si dhe ritualet e tyre të vjetra shekullore.


Kategoria Lajmet , Ngjarjet e Rëndësishme , Qendra "Don Bosko" - Prishtinë , Shkolla e Mesme e Ulët