Gjatë ditës së djeshme për vizitë në shkollën tonë ishte Shkolla e Mesme e Lartë “Arkitekt  Sinani” nga Mitrovica.

Vizita e djeshme kishte karakter bashkëpunimi mes shkollave si dhe zhvillimin e një praktike profesionale në shkollën tonë.

Nxënësit ishin nga klasat e 11-ta dhe 12-ta të drejtimeve Informatikë dhe Telekomunikacion.

Fillimisht atyre iu drejtua drejtori i QSE “Don Bosko”, Don Izidor Llukiq, i cili iu uroj mirëseardhje dhe i ftoi që të ndihen komod në qëllimin e vizitës së tyre.

Pastaj me disa fjalë rasti iu drejtua edhe profesor Betim Bajoku, i cili bëri një prezantim të shkurtër të shkollës tonë.

Pastaj nën udhëheqjen e prof Arianit Gegaj dhe prof Adrian Tershnjakut, vizituan qendrën tonë dhe u njoftuan me kushtet  dhe ambientet e punës.

Pas vizitës së ambienteve shkollore, atyre iu bën disa demonstrime praktike nga Prof. Ramiz Krasniqi në lëmin e Instalimeve Civile, nga Prof. Adrian Tershnjaku në lëmin e Informatikës dhe nga prof. Arianit Gegaj në lëmin e telekomunikacionit.

Nxënësit u ndanë jashtëzakonisht të kënaqur nga këto demonstrime dhe shprehen dëshirën e tyre për vizita tjera në shkollën tonë.


Category: Gjimnazi i Përgjithshëm , Liceu Elektroteknik , Ngjarjet e Rëndësishme , Qendra "Don Bosko" - Prishtinë , Trajnimet Profesionale

Publikuar më: 14/02/2017