Familja Saleziane

Foto artikulli

Histori e shkurtėr e Don Boskos

Gjon Bosko i lindur nė vitin 1841, meshtar i rrethinės sė Torinos, ėshtė Shenjtė i madh i kohėrave moderne, poashtu pajtor i studentėve e i botuesve.

Don Bosko sot, kujtohet si krijues i Oratorėve nė tė gjitha qendrat Don Bosko nė shumė vende tė botės, ku mbizotėron fryma familjare Saleziane. Falė Don Boskos, oratori ėshtė bėrė vend takimi dhe argėtimi pėr tė rinjtė, edukimit tė tė cilėve Don Bosko ia kushtoi gjithė jetėn, dhe poashtu ėshtė themelues i vėllezėrve Salezianė dhe i motrave Saleziane.

Don Bosko vdiq mė 31 janar 1888 dhe u kanonizua nga Papa Piu XI nė vitin 1934.

Festa e tij kremtohet nė ēdo vend ku pėrmbushet misioni nga familjet saleziane, por kremtimi kryesorė mbahet nė Torino, Itali.

Rikujtojmė se familja rregulltare Saleziane ėshtė e pranishme edhe ndėr ne shqiptarėt: Qė nga vitet e 30-ta pas ndėrprerjes sė periudhės komuniste nė vitin 1992, nė Shqipėri rregulltarėt rikthyen pėr tė hapur Oratorėt e tyre, nė Tiranė dhe Shkodėr. Edhe nė Kosovė gjeti vend misioni Salezian , dhe mund tė themi qė pėr dhjetė vitet e fundit nė Prishtinė dhe pothuajse qė tri vite nė Gjilan, Qendra Don Bosko me veprimtarinė Saleziane kanė krijuar "Njė jetė tė re" mes shoqėrisė kosovare.

Tė rinjtė e shohin botėn qė ndryshon ēdo ditė e mė shumė, duke shtruar para tė rriturve probleme etike, kulturore, ambientale me tė cilat duan tė tregojnė qė mendimet, idetė, veprat dhe prania e tyre mes nesh ka vlerė shumė tė madhe. Salezianėt janė ata qė i nėnshtrohen ēdo aktitiviteti pėr tė rinjtė, nė mėnyrė qė tė zbatojnė sa mė mirė Sistemin Parandalues tė Don Boskos, nga e cila manifestohet njė kulturė e re shoqėrore, qė poashtu zanafilla e gjithė veprimtarisė sė Don Boskos gjindet nė mesazhin e fortė tė Jezusit qė i bėri me dije Don Boskos qysh atėherė qė tė tjerėt kanė nevoj pėr tė.

“Don Bosko deshi qė vazhdimėsia e karizmės sė tij nė Kishė tė sigurohej nga jeta e shuguruar. Edhe sot lėvizja saleziane mund tė rritet nė besnikėrinė ndaj thirrjes sė saj vetėm nėse nė qendėr tė bashkėsisė vazhdon tė mbetet njė bėrthamė e fortė jetėsore personash tė shuguruar. Prandaj, pėr tė forcuar identitetin e krejt Kongregatės, angazhimi i tyre i parė duhet tė jetė forcimi i thirrjes sė ēdo saleziani pėr tė jetuar plotėsisht besnikėrinė e thirrjės sė tij pėr jetėn e shuguruar”.

“Prej kėtej lind vėrtetėsia shpirtėrore e pėrkushtimit apostolik dhe e bashkėsisė kishtare. Besnikėria ndaj Ungjillit, i jetuar fjalė pėr fjalė, dhe ndaj Rregullės suaj, nė veēanti jeta rigoroze dhe varfėria ungjillore, e praktikuar nė mėnyrė koherente, dashuria besnike ndaj Kishės dhe dhurimi bujar i vetvetes pėr tė rinjtė, sidomos pėr mė nevojtarėt, do tė jenė garancia e lulėzimit tė Kongregatės suaj”.

Ky model apostolik i salezianėve mund t’i pėrgjigjet asaj “emergjence tė madhe edukative”, qė Benedikti XVI vė nė dukje edhe nė letrėn dėrguar Dioqezės sė Romės mbi kėtė temė. “Tė edukosh nuk ėshtė e thjeshtė – pėrsėriti Ati i Shenjtė – e sot duket se bėhet gjithnjė e mė e vėshtirė: prandaj jo pak prindėr e mėsues ndjejnė tundimin pėr tė hequr dorė nga detyra e tyre, e nuk arrijnė as ta kuptojnė se cili ėshtė nė tė vėrtetė, misioni qė u ėshtė besuar atyre”. Fatkeqėsisht, shpjegoi Papa, arsyeja qėndron nė mungesėn e shpresės:

“Pikėrisht prej kėndej lind ndoshta vėshtirėsia mė e madhe pėr tė kryer njė vepėr tė vėrtetė edukative: nė bazė tė krizės sė edukimit qėndron nė fakt kriza e besimit ndaj jetės, qė nė fund tė fundit, nuk ėshtė tjetėr veēse mosbesim nė atė Zot qė na ka thirrur nė jetė. Nė edukimin e tė rinjve, ėshtė jashtėzakonisht e rėndėsishme qė familja tė jetė subjekt aktiv. Ajo ėshtė shpesh nė vėshtirėsi nė pėrballimin e sfidave tė edukimit; shpesh nuk ėshtė nė gjendje tė japė mbėshtetjen e saj specifike, ose mungon krejtėsisht. Impenjimi nė favor tė tė rinjve, karakteristikė pėr thirrjen e Don Boskos, duhet tė pėrkthehet nė impenjimin e njėjtė pėr pėrfshirjen dhe formimin e familjeve”.

 

Aktivitete me të rinjë - ORATORI

 
tbl:section.php