Nxënësit Ilirjon Dushi, Orik Begu, Mal Klinaku, dhe Jon Dubova bashkë me mentoren Jozefina Dodaj përfaqësuan Shkollën në këto gara me grupin e quajtur RoboTech. Ata u renditen në pozitën e tretë dhe fituan të drejtën e përfaqësimit Shkollës në garat rajonale.

Kjo ngjarje ka bashkuar qindra nxënës e dhjetëra shkolla nga tërë Kosova në hapësirën e Shkollës Model “Qamil Batalli”, për të garuar me njëri – tjetrin dhe për të fituar biletën e pjesëmarrjes në Garën Regjionale të Robotikës.

Suksese nxënësve tanë!

[masterslider id=”315″]


Category: Lajmet , Shkolla e Mesme e Ulët

Publikuar më: 07/08/2022