Shëtitje me nxënësit e klasave te VI, VII dhe VII të shkollës “Don Bosko”, në Batllavë.

Të shtunën më datë 29 Tetor 2016, u organizua një shëtitje me nxënësit e Shkollës së Mesme të Ulët në Batllavë.

Kjo shëtitje kishte motiv edukativ dhe shoqëror ku mbizotëronte nevoja e ruajtjes së ambientit dhe shfrytëzimit të resurseve që natyra na ofron. Në kuadër të saj nxënësit e shkollës sonë simbolikisht bënë pjekjen e gështenjave dhe i bashkëndanë ato.


Category: Qendra "Don Bosko" - Prishtinë , Shkolla e Mesme e Ulët

Publikuar më: 29/10/2016