Më 10 nëntor 2018, edhe pse ditë e shtunë, oborri i shkollës po buçiste nga zërat e nxënësve tanë, të cilët me padurim po prisnin të niseshin në rrugëtimin e tyre drejtë Bogës, fshat që ndodhet në Rajonin e Rugovës, në Alpet Shqiptare, nga ku syri sheh malet piktoreske e ku ata do të shijonin gështenjat e pjekura.

Të gjithë nxënësit ishin të gëzuar, por gëzimi i shkollarëve të klasave VI dhe VII, ishte i papërshkrueshëm, sepse ata po niseshin për herë të parë në këtë aventurë, të cilën shkolla jonë e organizon çdo vit shkollor duke përfshirë këtu të gjithë nxënësit e SHMU “Don Bosko”.

Të shoqëruar nga drejtori i shkollës, përgjegjësi i saj dhe kujdestarët e mësimdhënësit, nxënësit e kaluan mjaft mirë këtë ditë vikendi. Shëtitën, shijuan pamjet e bukura të fshatit Bogë, por në veçanti i shijuan gështenjat e pjekura. 


Kategoria Lajmet , Shkolla e Mesme e Ulët