Me 30 dhe me 31 Maj nxënësit e shkollës fillore kanë zhvilluar një shëtitje-piknik në parkun e Gërmisë. Entuziazmi dhe gëzimi i papërmbajtshëm i fëmijëve, ajri i pastër dhe i freskët, ngjyrat e bukura pranverore, ishin përbërësit e përkryer për ta bërë të veçantë dhe të paharrueshme këtë ditë! Akulloret e dhuruara nga don Izidori, drejtori ynë, i shtuan edhe  ëmbëlsinë e duhur përvojës sonë. Ia kujtuam edhe një herë vetes se natyra vazhdon të mbetet “shpikja” më e magjishme që e nxit dhe ngacmon fantazinë tonë.


Category: Lajmet , Ngjarjet e Rëndësishme , Shkolla e Mesme e Ulët , Shkolla Fillore

Publikuar më: 02/06/2017