Sot, u mbajt takimi me prindërit e nxënësve të SHFMU “Don Bosko”, ashtu siç edhe ishte planifikuar.

Takimi kishte për qëllim njoftimin e prindërve për suksesin, mungesat dhe sjelljen e nxënësve, përkatësisht fëmijëve.

Fjalimi i takoi drejtorit të QSE “Don Bosko”, Don Izidor Lukić, i cili fillimisht iu uroi mirëseardhje të pranishmëve, e pastaj foli mbi qëllimin e këtij takimi, duke iu rikujtuar edhe njëherë prindërve se sa të rëndësishëm janë fëmijët për shkollën tonë.

Në fund të fjalimit, Drejtori i informoi prindërit se pushimi pranveror është i njejtë me atë që e ka vendosur Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT-i).

Pas kësaj, prindërit u drejtuan nëpër klasa së bashku me kujdestarët përkatës, ku patën mundësinë të bashkëbisedojnë e diskutojnë për çdo kërkesë apo ankesë, dhe gjithashtu të informohen për suksesin dhe sjelljen e fëmijëve.


Category: Lajmet , Shkolla e Mesme e Ulët , Shkolla Fillore

Publikuar më: 29/03/2019